Wednesday, February 13, 2013

Benedikti XVI, Papa që nuk u bë dot Gjon Pal

John Moody
Kurrë nuk iu dha shansi.
Që nga çasti që u shfaq në ballkonin e Shën Pjetrit më 19 prill 2005 për të përshëndetur besimtarët, Bendedikti XVI u përball me një problem të papërballueshëm: nuk ishte Gjon Pali II.
Vendimi i Benediktit për të dhënë dorëheqjen po i faturohet moshës së tij-pothuajse 86 vjeç-dhe shëndeti i tij-asnjëherë i fortë. Do të ishte sikur ai të ish diagnostikuar me zemër të thyer papnore.
Sepse, pothuajse tetë vitet e tij në Fronin e Peshkatarit nuk dhanë rezultatet që ai kish shpresuar.

Tuesday, February 12, 2013

Selami: PD fiton zgjedhjet, i gatshem te kandidoj per te

Anetari i Keshillit Kombetar te PD, Eduard Selami, ne nje interviste ekskluzive qe dha dje ne Tv Klan per emisionin “Opinion”, konfirmoi rikthimin dhe mbeshtetjen ndaj PD. Duke theksuar se ka qene dhe mbetet pjese e strukturave te PD dhe se nuk eshte larguar asnjehere prej kesaj partie, z.Selami perjashtoi cdo mundesi afrimi me Frymen e Re Demokratike te Bamir Topit. Z.Selami, tha se nje afrim me FRD, as qe e shtronte si ceshtje. I bindur se PD do t’i fitoje zgjedhjet ne kete mandat te trete qe ajo del me 23 qershor per t’ia kerkuar elektoratit, z.Selami argumenton se arritjet e ketyre viteve duhet ta nxisin kete mazhorance qe te kerkoje serish voten e shqiptareve.

Sunday, February 10, 2013

Rugova nuk shpeton nga komunistet...

Nga Frrok Cupi
A mund te shpetoje ndonjehere Ibrahim Rugova prej ndjekjes komuniste?...

Me duket se te gjitha u bene, te pakten qe nga 20 shkurti 1991 kur ra edhe kerkesa e Enver Hoxhes..., por kjo eshte e pamundur te behet. Qenka e pamundur qe komunistet e Hoxhes t’i ndahen Ibrahim Rugoves. Keto dite jane ngritur nje pjese e atyre qe mbeti gjalle prej “fisit” te gjakatareve ne diktature dhe kerkojne t’i heqin emrin Rugoves ne nje rruge ne mes te Tiranes... Bejne njesoj sic bene me Gjergj Fishten, qe mbasi vdiq Ati dhe Filozofi i Kombit, i nxoren eshtrat dhe ia hodhen ne lume. As me kete nuk u ngopen; ia dogjen librat dhe reliktet. As me kete nuk u ngopen; atehere ia shkulen guret e shtepise ku jetoi ne Fishte dhe ia bene truallin livadh buze nje rezervuari uji te kooperatives bujqesore...

"Mission Impossible", një kronikë e paralajmëruar

Redaksionale Tv Klan
Te pakten tete here ne tre vitet e fundit, Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fyle, eshte investuar personalisht qe te binde liderin e opozites shqiptare, te heqe dore nga veprimet radikale dhe qendrimet bllokuese. Disfata ne zgjedhjet e vitit 2009, si dhe humbja e Edi Rames ne Bashkine e Tiranes ne 2011, e vendosen opoziten per afro dy vjet ne nje pozicion radikal qe angazhoi komisionerin Fyle t’i drejtohej disa here kryesocialistit Rama, qe politiken ta kthente ne rruge institucionale. Ne shkurt te vitit 2010 Komisioneri per Zgjerimin, i kerkoi nga Brukseli opozites qe te nderpriste bojkotin pas kesaj deklarate te Edi Rames. “Pa hapjen e kutive, nuk ka zgjidhje te krizes dhe as rifillim te jetes normale parlamentare”, - u shpreh Rama ne shkurt te vitit 2010.

Julian Deda: Im até, kritiku qe me ben verejtjet dhe sugjerimet

Izaura Ndoj
Julian Deda eshte nje nga aktoret dhe komedianet me te famshem ne Shqiperi. Pas nje mungese 3-vjecare, ai rikthehet ne teater me nje nga veprat me te arrira viteve e fundit “Dorezimi”, nen regjine e Gent Bejkos. Ne nje interviste per suplementin “Koha Tjeter”, Julian Deda rrefen bashkepunimin dhe rikthimin e tij ne teater me regjisorin Bejko, sfiden e tij perballe nje personazhi te panjohur me pare, uljet dhe ngritjet e karrieres se nje aktori, si dhe kritikun me te madh qe e ndjek vazhdimisht ne aktrim. “Pa diskutim, babai im! Ai eshte kritiku me i mire qe kam, ben verejtje, konstatime, sugjerime. Eshte kritik i madh, por dhe une vete jam kritik i vetes sime, sepse per fat te keq artistet shqiptare, vuajne per nje kritik te na vendose me shpatulla pas muri”, - thekson Deda. Me tej, gjate intervistes, ai tregon dhe per vazhdimesine e spektaklit “Apartamenti 2XL”, si dhe projektet te tjera artistike.